Universiteti ”Ukshin Hoti”, Universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Tiranës vazhdojnë bashkëpunimin
09 Shtator 2016
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi dhe bashkëpunëtor të tjerë, ka vizituar Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Tiranës , ku është takuar me strukturat drejtuese të ketyre universiteve. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në fushat e interesit të përbashkët. Posaçërisht u diskutua për bashkëpunim në shkëmbimin e stafit në lëndët deficitare, ndarjen e kuotave të doktoratës për UPZ, organizmin e programeve të përbashkëta të nivelit master dhe të doktoratës , pjesëmarrje në projekte të përbashkëta ndërkombëtare, etj.. Deri më tani UPZ dhe ULG kanë pas bashkëpunim të mirë, sidomos në realizmin e programit të përbashkët të nivelit Master, në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim në Turizëm, i cili është financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Projektit “Tempus”.
