Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” u promovuan dy libra të rëndësishëm

28 Tetor 2016

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten janë promovuar dy libra. Libri më i ri apo, i 18-ti me radhë me titull “Abc-ja e së drejtës dhe shtetit” nga Prof. Dr. Kadri Kryeziu, i cili është prorektor në UPZ dhe profesor në Fakultetin Juridik në këtë universitet dhe në disa universitete tjera, dhe libri me titull “Hoti në rrjedhat e shekujve”– përmbledhje e kumtesave të cilat janë prezantuar në një konferencë në ShBA. Me rastin e promovimit të këtyre librave në dy ceremoni ndaras kanë marrë pjesë qindra mysafirë, përfaqësues nga të gjitha institucionet shtetërore qendrore dhe lokale, shoqërisë civile, etj.. Me këtë rast Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj theksoi se universiteti të cilin e drejton ka nderin e veçantë si vatër e dijës që të promovon libra të cilat janë në interes të studentëve dhe komunitetit akademik siç është libri i profesorit Kryeziu dhe librin me përmbledhje të kumtesave për Hotin, fis i cili ka nxjerrë veprimtarin e çështjes kombëtare dhe intelektualin Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mban me krenari Universiteti.

Për librin e prorektorit Kryeziu folën recensentët, Prof.Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Fejzulla Berisha dhe kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha, të cilët e vlerësuar lartë librin në fjalë dhe kontributin e tij si në çështjen kombëtare ashtu edhe në shkencë. 
Ndërkaq, për përmbledhjen e kumtesave në librin “Hoti në rrjedhat e shekujve” folën: Prof. Dr. Mahir Hoti, duke prezantuar edhe kumtesën me temë “Vendi i trevës së Hotit në historinë e kulturës shqiptare”, pastaj Prof. Dr. Haki Kasumi, kumtesën me temë: “Ukshin Hoti si pjesëtar i veçantë i kësaj familje” dhe Prof Dr. Izer Hoti foli për nismën që duhet vijuar.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas