Rektori Vataj priti përfaqësuesit e shoqatës “Miqtë e Amerikës”
10 Shkurt 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të premten ka pritur në vizitë themeluesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi me bashkëpunëtor. Rektori Vataj i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e kësaj shoqate duke shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë për miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve. Rektori Vataj i njoftoi me të arriturat e mëdha që ka shënuar UPZ dhe sfidat me të cilët po ballafaqohet ky universitet. Të dy palët u dakorduan që në të ardhmen të shikohet mundësia e zhvillimit të ndonjë aktiviteti të përbashkët në UPZ. Ndër u vendos që së shpejti të organizohet një ligjëratë në UPZ nga përfaqësuesit e kësaj shoqate ku do të njoftohen studentët për punën që ka bërë kjo shoqatë për raportet ShBA Kosovë.
