Këshilli i studentëve

Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi akademike.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të secilit këshill të studentëve është një perqind (1%) e numrit të përgjithshëm të studentëve të rregullt të regjistruar në atë njësi akademike, me më së paku pesë (5) dhe më së shumti njëzet e një (21) anëtarë.

Anëtarët do të propozohen nga organizata studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura gjatë zgjedhjeve të studentëve për secilën njësi akademike sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga organizata studentore në fillim të fushatës zgjedhore.

Anëtarët e secilit këshill të studentëve zgjedhin një (1) kryetar dhe një (1) nënkryetar.

Këshilli drejtues nxjerr Rregulloren e punës për këshillat e studentëve.

Secili këshill i studentëve propozon listën me tre (3) kandidatë për anëtarë studentë të Senatit për t’u zgjedhur nga Parlamenti i studentëve.

Këshilli i studentëve i secilës njësi akademike zgjedh anëtarët studentë të këshillit të njësisë akademike. Kryetari i këshillit të studentëve është anëtar ex-officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve student të këshillit të fakultetit.

Këshilli drejtues ndan buxhet të përshtatshëm vjetor për veprimtarinë e Parlamentit të studentëve dhe këshillave të studentëve te propozuar nga Parlamenti i studentëve.

Studentët kanë të drejtë për tubime paqësore.

Studentët kanë të drejtë të formojnë asociacione profesionale apo shoqata për çfarëdo qëllimi të lejuar me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Çdo fakultet ka Këshillin e studentëve. Ky është autoritet që i përfaqëson të gjithë studentët e fakultetit.

Numri i anëtarëve dhe procedura për zgjedhjen e tyre caktohet me Rregulloren e nxjerrë nga Këshilli drejtues në pajtim me këtë Statut dhe në konsultim me Parlamentin e studentëve.

Mandati i anëtarëve të Këshillit të studentëve është i kufizuar në dy (2) vite pa mundësi për rizgjedhje.

Këshilli i studentëve shqyrton dhe vendos për të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve në fakultet.

Këshilli i studentëve realizon interesat e veta lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor, përmes përfaqësuesve të vet në këshillin e fakultetit.

Anëtarët studentë të këshillit të fakultetit marrin pjesë në propozimin e kandidatëve për dekan.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/