Parlamenti i studentëve është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve.
Numri i tërësishëm i anëtarëve të parlamentit të studentëve është nëntë (9).
Anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura në zgjedhjet e studentëve dhe sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga secila organizatë studentore në fillim të fushatës zgjedhore.
Anëtarët e Parlamentit të studentëve zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin.
Këshilli drejtues nxjerr Rregulloren e punës për Parlamentin e studentëve.
Parlamenti i studentëve zgjedh anëtarët e Senatit nga lista e të propozuarve e përgatitur nga këshilli i studentëve i njësisë akademike. Kryetari i Parlamentit të studentëve është anëtar ex – officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë të Senatit.
Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit "UKSHIN HOTI" të Prizrenit
- Milot Krasniqi, Kryetar i Parlamentit të Studentëve
- Rina Berisha, Nënkryetare për çështje organizative dhe akademike
- Samire Binaj, Nënkryetare për marrëdhënie me jashtë
- Ilir Krasniqi, Sekretar
- Flutra Sope, Zëdhënëse për informim
Arianit Berisha - Senator
Anesa Berisha - Senatore
Parlamentin studentor e gjeni në këtë faqe në facebook: