Në Ohër u mbajt konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga UPZ dhe partnerët ndërkombëtar

02 Korrik 2018

Në Ohër u mbajt konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga UPZ dhe partnerët ndërkombëtar

Në organizimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universiteteve Marmara dhe Balıkesir nga Turqia, Fakulteti i Turizmit në Ohër dhe me Young Scholar Union nga Turqia, më 27-29 Qershor 2018 në Ohër të Maqedonisë është mbajtur Konferenca III shkencore ndërkombëtare me titull: The West of dhe East, the East of dhe West. Kryesues i konferencës ishte rektori i UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj, gjithashtu organizatorët prej UPZ, Prof. Serdan Kervan, nga Universitetit i Marmarase ishte Mehmet Aça, nga Universiteti i Balikesirit, Erdoğan Tezci, dhe përfaqësues nga Young schoolar union , Tugrul Aktaş.
Rektori Vataj dhe përfaqësuesit e universitete dhe institucioneve tjera partnere e vlerësuan lartë organizimin e kësaj konference, përderisa me punimet e tyre studiuesit kanë dhënë kontribut konkret në fushat përkatëse.

Në Konferencë kanë marrë pjesë 75 pjesëmarrës me 90 punime, nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Italia dhe Maqedonia.

Fushat e studimeve të prezantuara ishin: edukimi, historia, komunikim medial, kinema, televizion, juridik, letërsi, marrëdhënie ndërkombëtare, etj..

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit