Fakulteti i Filologjisë

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONFERENCË SHKENCORE PËR NDER TË AKADEMIK IDRIZ AJETI

Konferenca do t’i zhvillojë punimet, më 15 maj 2014 në mjediset e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren. Pjesëmarrja e kandidatëve është e kufizuar ndërmjet 20 – 25 studiuesve. Konferenca do të zhvillohet në dy seanca, duke filluar nga ora 09:00 – 19:00. Kumtuesit do të kenë 15 minuta për referim. Për pjesëmarrësit e konferencës jashtë Kosovës do të sigurohet akomodimi në hotel më 7 - 8. 5. 2014.

Të gjithë pjesëmarrësit titullin e kumtesës duhet ta dërgojnë deri më 1 mars 2014, ndërsa studimin e plotë, jo më pak se një tabak (28.000 karaktere), të redaktuar sipas parametrave (të cilat i keni të bashkangjitura), deri më 15 prill 2014. Studimet e juaja duhet t’i dërgoni në kontaktin elektronik: [email protected]

Programi përfundimtar i Konferencës do të publikohet më 02.05.2014.

Pas Konferencës, të gjitha kumtesat do të përmblidhen në një vëllim dhe do të botohen.

Studiuesit që kanë qenë të përfshirë në program dhe nuk kanë prezantuar, pra nuk kanë qenë pjesë e konferencës, atyre nuk do të ju botohet studimi.

 

Këshilli Organizues

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit