K O N K U R S
20 Mars 2017
Këshilli Drejtues i Universitetit, me date 03.02.2017 duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore mori vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave universitare sipas vendimit nr prot: . 01-13. Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” shpall:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2015/2016
I Bursa universitare ndahen për studentët e studimeve themelore (bachelor).
Për fitimin e bursës universitare studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
a) Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prizrenit;
b) Të jenë studentë të vitit të dytë, të tretë dhe katërt të cilët nuk kanë humbur asnjë vit akademik;
c) Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero) e mbi.
d) T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në
afatin e shtatorit 2016.
II Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1. Certifikatën e vitit të regjistruar akademik.
2. Certifikatën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve.
3. Raportin e studentëve që kanë regjistruar semestrin (merret tek shërbimi i studentëve).
4. . Fletëparaqitja për aplikim dhe informatat shtesë merren në zyrën nr.308
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Universitetit të Prizrenit “ Ukshin Hoti” dhe numrit të studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës universitare.
Studentët bursistë do ta gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2015-2016.
Dokumentet e kompletuara paraqiten në zyrën nr. 308
Afati i paraqitjes zgjat prej datës 20.03.2017 e deri më 03.04.2017
Kandidatët e pakënaqur me vendimin e komisionit për ndarjen e bursave kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Këshillin Drejtues në afat prej 8 ditësh, nga moment i shpalljes së Vendimit të Komisionit për ndarjen e bursave. Konkursi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të UPZ-së, si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.uni-prizren.com.
-
20/03/2017
KONKURSI NË GJUHËN SHQIPE
-
20/03/2017
KONKURSI NË GJUHËN TURKE
-
20/03/2017
KONKURSI NË GJUHËN BOSHNJAKE
