Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UPZ-SË

24 Mars 2017

KONKURS

PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UPZ-SË

Ftohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren që të aplikojnë për punë praktike në administratën e Universitetit.

Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike.

Kjo praktikë do t’ju ndihmojë studentëve që t’i zbulojnë fushat e tyre të interesit, si dhe ta kenë më të qartë se në cilën punë specifike dëshirojnë që të punësohen në të ardhmen.


Numri i pozitave: 10 praktikantë.

Kohëzgjatja e punës praktike : 3 muaj

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

· Kandidatët për punë praktike duhet të jenë: të diplomuar në UPZ në studimet baçelor ose student aktiv të nivelit master të studimeve në Universitetin “Ukshin Hoti”.

· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Komisioni do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.

· Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grupe.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe mënyra e aplikimit


Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:


1.    CV
2.    Kërkesën për shprehje interesi,
3.    Certifikatën e notave,
4.    Vërtetimin mbi statusin e studentit-master ose kopjen e diplomës baçelor,
5.    Kopjen e letërnjoftimit.

 

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë.

 

•    Data për aplikim është nga 24.03.2017 deri më 07.04.2017 në ora 15:00.
•    Shpallja e listave do të bëhet me datën 10.04.2017 në faqen zyrtare të Universitetit.
•    Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Universitetin e Prizrenit. Për kohën e nënshkrimit të kontratës, kandidatët do të informohen përmes e-mailit të dhënë në aplikacion.
•    Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf  në e-mail adresën [email protected]
•    Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë sipas rregullores 05/2010.
•    Praktikantët do të stimulohen me një shumë simbolike prej 50 euro në muaj në emër të shujtës ditore.
•    Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), nga data 01.05.2017 deri më 31.07.2017

Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave që funksionon në kuadër të administratës së Universitetit.

Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e UPZ-së pa kurrfarë diskriminimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen nga Universiteti “Ukshin Hoti” me: Referencë dhe Certifikatë.

__________________

Prof. dr.  Ramë Vataj

Rektor

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS