Thirrje për aplikim bursa të qeverisë së Francës 2017
06 Prill 2017
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE ZHVILLIMIT NDÊRKOMBËTAR
AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË
Departamenti për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore
Thirrje për aplikim : bursa të qeverisë së Francës 2017
Bursa të qeverisë së Francës
Ambasada e Francës në Kosovë ofron çdo vit bursa për studime Doktoratë, tezë në bashkëmentorim dhe Master. Dosja për aplikim duhet derguar Zonjës Cécile Fisteberg, Këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore.
- Përbërja e dosjeve të kandidaturës për regjistrim në Doktoraturë: një CV, një letër motivuese, përshkrimi i projektit , kopja e diplomës së fundit dhe pasqyra e notave, në qoftë se është e mundur dëshminë e dy profesorëve mbikëqyrës të ardhshëm (në Prishtinë dhe në Francë) te cilët angazhohen të përcjellin punën tuaj shkencore.
- Përbërja e dosjeve të kandidaturës për regjistrim në Master: CV, një letër motivuese, kopja e diplomës së fundit dhe pasqyra e notave, përshkrimi i projektit Master në universitetin e përzgjedhur, programi i studimeve dhe përgjegjësi i Masterit tuaj.
Dosja juaj e aplikimit mund të përmbajë rekomandimin e një profesorit ose udhëheqësit të departamentit të studimeve tuaja . Aplikuesit që kanë njohuri të nivelit B1/B2 në gjuhë frënge ose ata që tregojnë interes për të mësuar gjuhën frënge kanë përparësi.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 15 maj 2017.
Bursat janë të vlefshme për një periudhë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi, në funksion të rezulateve të vitit universitar paraprak. Juria do të shqyrtojë aplikimet më datë 22 maj 2017. Aplikantët do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 29 maj 2017 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen në muajin qershor.
Kontakt:
Zonja Cécile Fisteberg [email protected]
Infromacione shtesë :
Zonja Fikrije Pllashniku [email protected]
Zonja Agathe Bouchet [email protected]
Për më shumë informata, web faqe Campus France:
http://www.campusfrance.org/fr/rubrique/etudier-en-france
<< prapa