NJOFTIM për zgjedhjen e personelit akademik
31 Gusht 2017NJOFTIM
për zgjedhjen e personelit akademik
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në mbledhjen e mbajtur më 31.08.2017, duke miratuar raportet e Komisioneve Recensuese dhe të Komisionit të Studimeve, vendosi për pranimin e këtyre kandidatëve për lëndët sipas konkursit nr. 01-164/A datë 17.07.2017:
FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:
1. Dr.Sc. Isuf Lushi (Prof. asoc.) mësimdhënës për lëndët: Prodhim Bimor, Hortikulturë, Marketing Agroushqimor, Teknologjia e Prodhimit dhe Përpunimit të Produkteve Bujqësore, Prodhimtaria Organike.
2. Dr.Sc. Albana Plakiqi-Milaimi (Prof. ass.) mësimdhënës për: Grup Lëndësh nga Biologjia.
Pozitat të cilat nuk janë plotësuar, mbeten për konkurset e radhës pasi që kandidatët për këto pozita rezultuan të pasuksesshëm përkatësisht nuk i plotësuan kriteret e konkursit.
Për afatin dhe procedurën e ankesës shih konkursin nr. 01-164/A datë 17.07.2017.
Zyra e Personelit
<< prapa