Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Njoftim

02 Tetor 2017

Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2017 / 2018

Regjistrimi i semestrit do të bëhet nga data 02.10.2016 deri me datë 15.10.2016

Pagesa për semestër është 25€ për studentët e rregullt kurse për ata me korrespodencë 125€, e cila vlenë për studentët e vitit të II, III dhe IV (dytë, tretë dhe katërt)

Pagesa mund të mirret nga llogaria juaj elektronike http://smu.uni-prizren.com/ ndërsa për ata të cilët nuk kanë qasje elektronike pagesa shkarkohet nga ky link http://smu.uni-prizren.com//fletepagesatonline]

Për detaje tjera : Sipas Rregullores për Përcaktimin e Kritereve të Studimeve Themelore, te datës 26.09.2016, me nr. protokolli 01-281,

 

 

5. Statusi i studentit dhe kushtet e regjistrimit të studimeve të vitit vijes akademik

Neni 19

1. Regjistrimi në vitin e parë të studimeve, bëhet në kohën e përcaktuar me konkurs.

2. Regjistrimi në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt të studimeve, bëhet në kohën prej 1 deri më 15 tetor.

3. Vërtetimi i semestrave bëhet në kohën prej 2 deri më 5 mars.

Neni 22

1. Studenti ka të drejtë ta regjistrojë vitin e dytë te studimeve, nëse i ka dhëne 70% të provimeve, nga numri i përgjithshëm i provimeve, ose t’i ketë fituara 41 kredi nga lëndët mësimore, të vitit të parë të studimeve.

2. Vitin e tretë të studimeve, studenti mund ta regjistrojë, nëse i ka kryer 35% të provimeve, përkatësisht nëse ka fituar 20 kredi, nga numri i përgjithshëm i kredive të lëndëve mësimore të vitit të dytë të studimeve.

3. Vitin e katërt, studenti mund ta regjistrojë, nëse ka dhëne 30% të provimeve nga numri i përgjithshëm, përkatësisht, nëse ka fituar 18 kredi, nga lëndët mësimore të vitit të tretë të studimeve.

4. Studenti nuk mund të hyjë në provime të vitit të dytë, pa i përfunduar provimet e vitit te parë; gjithashtu studenti i vitit të dytë nuk mund të hyjnë në provimet e vitit të tretë pa i përfunduar të gjitha provimet e vitit te dytë, si dhe studenti i vitit të katërt nuk mund të hyjë në provimet e vitit të katërt, pa i përfunduar të gjitha provimet e vitit të tretë.

Neni 23

1. Studenti i cili e regjistron vitin më të lartë të studimeve, nuk ka të drejtë t’i paraqesë  as të  hyjë në provimet e vitit vijues akademik, në qoftë se nuk i ka përfunduar më parë të gjitha provimet e mbetura të vitit paraprak të studimeve.

Neni 24

1. Studenti i cili në afatin e shtatorit nuk i fiton kreditë e parapara me nenin 22 të kësaj rregulloreje, për regjistrimin e vitit vijues, duhet ta përsërisë regjistrimin e vitit akademik.

Studenti i cili e përsërit regjistrimin e vitit të studimeve, paguan tarifën administrative dhe atë të shkollimit, njëlloj si studentët e tjerë të rregullt.

Neni 25

1.  Studenti ka të drejtë ta përsërisë regjistrimin e vitit të njëjtë të studimeve, më së shumti një herë, si student i rregullt.

2. Studenti i cili nuk e ka fituar të drejtën e regjistrimit, pas përsëritjes së dytë të regjistrimit, e humb statusin e studentit të rregullt.

Neni 26

1. Studenti mund të kërkojë edhe një herë gjatë studimeve, që t’i lejohet vazhdimi i studimeve edhe për një vjet (në raste të jashtëzakonshme)

2. Kërkesa duhet të miratohet në Këshillin e Njësisë Akademike.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas