Njoftim
02 Tetor 2017Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2017 / 2018
Regjistrimi i semestrit do të bëhet nga data 02.10.2016 deri me datë 15.10.2016
Pagesa për semestër është 25€ për studentët e rregullt kurse për ata me korrespodencë 125€, e cila vlenë për studentët e vitit të II, III dhe IV (dytë, tretë dhe katërt)
Pagesa mund të mirret nga llogaria juaj elektronike http://smu.uni-prizren.com/ ndërsa për ata të cilët nuk kanë qasje elektronike pagesa shkarkohet nga ky link http://smu.uni-prizren.com//fletepagesatonline]
Për detaje tjera : Sipas Rregullores për Përcaktimin e Kritereve të Studimeve Themelore, te datës 26.09.2016, me nr. protokolli 01-281,
5. Statusi i studentit dhe kushtet e regjistrimit të studimeve të vitit vijes akademik
Neni 19
1. Regjistrimi në vitin e parë të studimeve, bëhet në kohën e përcaktuar me konkurs.
2. Regjistrimi në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt të studimeve, bëhet në kohën prej 1 deri më 15 tetor.
3. Vërtetimi i semestrave bëhet në kohën prej 2 deri më 5 mars.
Neni 22
1. Studenti ka të drejtë ta regjistrojë vitin e dytë te studimeve, nëse i ka dhëne 70% të provimeve, nga numri i përgjithshëm i provimeve, ose t’i ketë fituara 41 kredi nga lëndët mësimore, të vitit të parë të studimeve.
2. Vitin e tretë të studimeve, studenti mund ta regjistrojë, nëse i ka kryer 35% të provimeve, përkatësisht nëse ka fituar 20 kredi, nga numri i përgjithshëm i kredive të lëndëve mësimore të vitit të dytë të studimeve.
3. Vitin e katërt, studenti mund ta regjistrojë, nëse ka dhëne 30% të provimeve nga numri i përgjithshëm, përkatësisht, nëse ka fituar 18 kredi, nga lëndët mësimore të vitit të tretë të studimeve.
4. Studenti nuk mund të hyjë në provime të vitit të dytë, pa i përfunduar provimet e vitit te parë; gjithashtu studenti i vitit të dytë nuk mund të hyjnë në provimet e vitit të tretë pa i përfunduar të gjitha provimet e vitit te dytë, si dhe studenti i vitit të katërt nuk mund të hyjë në provimet e vitit të katërt, pa i përfunduar të gjitha provimet e vitit të tretë.
Neni 23
1. Studenti i cili e regjistron vitin më të lartë të studimeve, nuk ka të drejtë t’i paraqesë as të hyjë në provimet e vitit vijues akademik, në qoftë se nuk i ka përfunduar më parë të gjitha provimet e mbetura të vitit paraprak të studimeve.
Neni 24
1. Studenti i cili në afatin e shtatorit nuk i fiton kreditë e parapara me nenin 22 të kësaj rregulloreje, për regjistrimin e vitit vijues, duhet ta përsërisë regjistrimin e vitit akademik.
Studenti i cili e përsërit regjistrimin e vitit të studimeve, paguan tarifën administrative dhe atë të shkollimit, njëlloj si studentët e tjerë të rregullt.
Neni 25
1. Studenti ka të drejtë ta përsërisë regjistrimin e vitit të njëjtë të studimeve, më së shumti një herë, si student i rregullt.
2. Studenti i cili nuk e ka fituar të drejtën e regjistrimit, pas përsëritjes së dytë të regjistrimit, e humb statusin e studentit të rregullt.
Neni 26
1. Studenti mund të kërkojë edhe një herë gjatë studimeve, që t’i lejohet vazhdimi i studimeve edhe për një vjet (në raste të jashtëzakonshme)
2. Kërkesa duhet të miratohet në Këshillin e Njësisë Akademike.
