FTESË
21 Nëntor 2017FTESË
I/e nderuari/a Profesor/edhe student/e,
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe partnerët e tjerë socialë dhe palët e interesuara, janë të nderuar t'ju ftojnë në Debatin me Universitetet ku do të diskutohet lidhur me harmonizimin e legjislacionit mbi Sigurinëdhe Shëndetin në Punë (SSHP) në fushën e përmirësimit të kushteve të punës, si dhe ndikimin në vazhdimësi të këtij legjislacioni tek punëdhënësit dhe punëtorët. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit e debatit do të mësojnë / rrisin njohuritë e tyre mbi legjislacionin ekzistues nëfushën e SSHP në Kosovë, pasi që sipas ligjit pasojat e kushteve jo tëduhura dhe lëndimeve në punë kalojnë në nivelin e përgjegjësisë penale për menaxherët dhe pronarët e bizneseve.
Qëllimi i përgjithshëm i Debateve me Universitetet është të informoj studentët dhe akterët e tjerë mbi transpozimin e direktivave të BE-sënga fusha e SSHP në legjislacionin e Kosovës, si dhe rritjen / promovimin e vetëdijes publike mbi zbatimin e këtij legjislacioni sidhe qëndrueshmërinë e tij.
Kontraktuar nga Archidata dhe financuar nga BE, Prishtina REA do të zbatojë aktivitetet për "Qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit në transpozimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin e Kosovës" andaj përveç aktiviteteve të tjera, do të organizohen edhe pesë Debateme Universitetet me temën: "Qëndrueshmëria e legjislacionit të ri mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.
Me këtë rast, ju ftojmë të merrni pjesë në debatin e UNIVERSITETIT TË PRIZRENIT që po organizohet në Prizren me datën 22 Nëntor 2017 në orën 11:00 paradite. Debati do të zgjasë rreth dy orë.
Pikëpamjet dhe përvojat tuaja do të jenë jashtëzakonisht të vlefshme në mbështetjen e këtij projekti dhe promovimin e zbatimit të Legjislacionit të ri lidhur me SSHP në Kosovë
Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email në adresën: [email protected] deri më 20 Nëntor 2017 ose me telefon në numrin: 038 244 951.
Me respekt,
Ahmet Jetullahu – Meti
Drejtor
