KONKURS për punësimin sezonal të studentëve të UPZ-së në hotelet në Antalya-Turqi
29 Janar 2018KONKURS
për punësimin sezonal të studentëve të UPZ-së në hotelet në Antalya-Turqi
Periudha e punësimit sezonal 1-15 Prill deri 10-15 Tetor në hotelet me 5 * në Antalya Turqi
Pozitat e hapura janë : Recepsionist/e, mirëmbajtëse të hotelit, kamerier, skaiter, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, belboy.
Përvoja e punës: nuk është e domosdoshme
Njohja e Gjuhëve të huaja : për pozitat mirëmbajtëse, kamerier dhe belboy është e domosdoshme një gjuhë e huaj. mirëpo për pozitën recepsioniste është e nevojshme gjuha angleze, gjermane dhe turke .
Gjate periudhës së punësimit ofrohen këto shërbime falas :
1. Bileta e udhëtimit kthyese, 2. Akomodimi, 3. Mëngjesi, Dreka, Darka, 4. Sigurimi shëndetësor .
Lartësia e pagesës ndryshon sipas pozitës , ndërsa pagesa bëhet në Lira Turke.
Minimumi i pagës mujore sipas ligjit të punës në Turqi është 1680TL -350€ për muaj.
Informacione shtese : Pas përzgjedhjes se studentit nga Hoteli, Pagesa e vizës së punës (250 euro)kryhet nga pala(studenti).
Mënyra e pagesës bëhet përmes bankës
Orari i punës : 8 orë , 1 ditë pushim.
Për çdo informatë shtesë me kontaktoni.
Konkursi mbetet i hapur prej ..29.012018.. deri më..1.03. 2018....
Aplikacionet dorëzohen në zyrën e recepcionit-sigurimit në Fakultetin Ekonomik dhe email [email protected].
Vëmendje: Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me procesin e aplikimit, përzgjedhjen e kandidatëve dhe për kohën e qëndrimit të studentëve në Turqi. Aplikimi dhe punësimi bëhet mbi baza vullnetare, ndërsa aranzhimi dhe përgjegjësia organizative bie mbi agjencionin turk “AYT CAREER” - Turqi dhe agjencionin “Alba Berisha Consulting” – Prishtinë.
Ju faleminderit
Me respekt Albana Berisha
AlbaBerisha Consulting 044557371
<< prapa