Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Seminarin rajonal për ngritjen e kapaciteteve me qëllim të ndarjes së ekspertizës dhe përvojës në përdorimin e mjeteve audiovizuale dhe filmit dokumentar në mësimdhënie

20 Prill 2018

DokuFest fton profesorët e Universitetit të Prizrenit, departamenti i Edukimit dhe Filologjikut për të marrë pjesë në: “Seminarin rajonal për ngritjen e kapaciteteve me qëllim të ndarjes së ekspertizës dhe përvojës në përdorimin e mjeteve audiovizuale dhe filmit dokumentar në mësimdhënie”

Trajnimi do të mbahet me 23 dhe 24 prill 2018 në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit, me fillim në ora 10:00.

RRETH PROJEKTIT Projekti "Prezantimi i qasjeve të reja në edukimin shoqëror II" synon të promovojë çasje inovative për të nxitur vlerat demokratike dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut në mesin e të rinjve përmes përdorimit të filmit dokumentar si një mjet edukimi në Kosovë. Nëpërmjet promovimit në nivel universitar, projekti do të sigurojë ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të krijuar një kurs të ri mësimdhënie për studentët e ardhshëm. DokuFest do të ndërtojë ura komunikimi me universitetet për të arritur qëndrueshmërinë e veprimit dhe përfundimisht të integrojë këtë çasje inovative në programin e rregullt të disa prej këtyre universiteteve. Dimensioni rajonal, si vlerë e shtuar këtij projekti, do të forcohet nga trajnimet për ngritje të kapaciteteve dhe rrjetëzimeve që do të krijohen në këto vende dhe që përfshijnë studentë universitar, mësues, profesorë dhe ekspertë nga Kosova, Republika Çeke dhe Serbia.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas