Konkurs për Rektor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
23 Prill 2018Në bazë të nenit 19 pika 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, nenit 27 pika 2 e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” nr. 04-V-621, Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2018, mori vendim për të shpallur:
K O N K U R S
për
Rektor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
1. Të ketë përvojën e dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe gradën, më së paku, të profesorit të asocuar.
2. Të ketë përvojën e dëshmuar, menaxhuese universitare.
3. Njohja e gjuhëve të huaja, është përparësi.
Kandidatët së bashku më kërkesë, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- - Biografinë e shkurtër (CV-në);
- - Certifikatën e lindjes;
- - Kopjen e letërnjoftimit;
- - Dëshminë që nuk është nën hetime penale;
- - Vendimin mbi thirrjen akademike (të noterizuar);
- - Diplomat universitare për tri nivelet e studimit (të noterizuar);
- - Dëshminë mbi përvojën akademike dhe menaxheriale në arsimin e lartë;
- - Vizionin mbi menaxhimin katërvjeçar të universitetit.
Procedura e përzgjedhjes:
- Për pozitën e rektorit, konkurrimi është i hapur për stafin e brendshëm dhe të jashtëm;
- Zgjedhja e Rektorit bëhet në bazë të nenit 19 paragrafi 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës si dhe nenit 26 dhe 27 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët pa asnjë lloj diskriminimi, të cilët i plotësojnë kriteret ligjore të parapara për këtë pozitë.
Dokumentet e kompletuara në kopje fizike dorëzohen çdo ditë pune, prej orës 9:00 – 15:30 në zyrën e personelit nr. 526, administrata qendrore; adresa: “Ruga e Shkronjave”, p.n. 20 000, Prizren - Republika e Kosovës.
Aplikacioni i drejtohet Komisionit Profesional, të formuar nga Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Të gjitha dokumentet përveç në kopje fizike, dërgohen edhe në formë elektronike (të skanuara) në adresën: [email protected].
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit, përkatësisht nga data 23.04.2018 deri më 07.05.2018 në orën 15:30.
<< prapa
