HACKING URBAN SPACE
02 Maj 2018
Ftoheni të merrni pjesë në përmbylljen e ciklit të tretë të programit HACKING URBAN SPACE që do të mbahet të Shtunën më 5 maj në DokuKino me shfaqjen e filmit THE HUMAN SCALE nga autori Danez Andreas Dalsgaard.
The Human Scale sjell statistikat shqetësuese lidhur me migrimin e shpejtë të njerëzve drejt qyteteve që veçse janë të mbipopulluara, të pabanueshme, dhe të paqëndrueshme. Sot, 50% e popullsisë së botës jeton në qytete. Deri në vitin 2050, shkencëtarët supozojnë se kjo popullatë do të hipë në 80%.
Pas shfaqjes së filmit regjisori Danez Andreas Dalsgaard në bashkëbisedim me arkitekten dhe dizajneren urbane Rozafa Basha do të mundohen t’i trajtojnë pyetjet që filmi parashtron: Si do të akomodohen në këtë fluks gjithnjë në rritje qytetet që ne njerëzit kemi krijuar, shumica e të cilave tashmë janë gati duke shpërthyer? Dhe për më tepër, si mund të rindërtojmë qytetet e t’i bëjmë ato sërish të jetueshme, të besueshme e të këndshme, ku jeta e njeriut mund të rrjedhë si një jetë organike?
Andreas Dalsgaard është regjisor i filmave që kanë marrë shumë shpërblime ndërkombëtare. Ai është autor i filmave të mirënjohur BOGOTA CHANGE, THE HUMAN SCALE, LIFE IS SACRED, THE ËAR SHOË.
Rozafa Basha është arkitekte dhe dizajnere urbane, ligjeruese në departamentin e arkitekturës të Universitetit të Prishtinës. Ajo poashtu është e angazhuar si aktiviste që avokon për hapësira publike gjithëpërfshirëse dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Shfaqja dhe diskutimi kanë për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve, në veçanti të studentëve të Universitetit të Prizrenit me trendet bashkëkohore në zhvillimin urban të qyteteve, me fokus të veçantë në zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.
Hyrja është pa pagesë.
Sinqerisht
Eroll Bilibani
Drejtor Ekzekutiv / Executive Director
