Konkurs për punë praktike në Raiffeisen Bank
03 Maj 2018
KONKURS
Konkurs për punë praktike në Raiffeisen Bank, i cili organizohet edhe këtë vit gjatë periudhës 2 korrik - 31 gusht 2018.
Sikur vitet e kaluara, edhe këtë vit Raiffeisen Bank fton Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” të vazhdojmë bashkëpunimin, në mënyrë që të kemi sa më shumë mundësi të përzgjedhjes së studentëve më të mirë për praktikë që është në interes të përbashkët si për ju dhe studentët, ashtu edhe për ne.
Konkursi do të hapet më 30 prill 2018 dhe do të jetë i hapur deri më 21 maj 2018. Aplikimi mund të bëhet duke përdorur sistemin online përmes web-faqes:
https://recruit.raiffeisen-kosovo.com/Internship/Notifications.aspx
