K O N K U R S
07 Maj 2018
Duke u mbështetur në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” nr. 04-V-621 të datës 30.05.2013 dhe dispozitave ligjore në fuqi, Këshilli Drejtues i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2018 mori vendim për të shpaluar:
K O N K U R S
Për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren për vitin akademik 2017/2018
Të drejtë aplikimi për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2017/2018 kanë:
- 1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;
- 2. Studentët, të cilët janë invalidë ose veteranë të luftës;
- 3. Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasoj e luftës dhe fëmijët e Invalidëve ose veteranëve të luftës;
- 4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;
- 5. Studentët e të njëjtit prind i cili ka dy (2) e me shumë studentë të rregullt në studime në Universitetet publike të Kosovës.
Të gjithë studentët duhet t’i paraqesin:
- Kërkesën për lirimin nga pagesa e semestrit (formaular i aplikimit);
- Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2017 – 2018;
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Kopjen e kartelës së llogarinë bankare (personale) si dhe
- Fletëpagesat e semestrave për të cilët aplikon.
- Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin edhe:
- Kopjen e vërtetuar të vendimit të ndihmës sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ;
- Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
- Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
- Studentët, të cilët janë invalidë ose veteranë të luftës i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale;
- Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës dhe fëmijët e Invalidëve ose veteranëve të luftës i paraqesin edhe;
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit nga MPMS për njohjen e statusit të familjes së dëshmorit, viktimës civile, invalidëve dhe veteranëve.
b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;
c. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
- Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit person me aftësi të kufizuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga shoqatat e licencuara të personave me aftësi të kufizuara;
- Studentët e të njëjtit prind duhet të paraqesin:
a) Certifikatën e lindjes së studentëve;
b) Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik 2017/2018.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyrën nr. 526, administrata qendrore, zyra e personelit.
Kërkesat dhe dokumentacioni i pranuar zyrtarisht nga zyra nr. 526 i dorëzohet Komisionit për vlerësim dhe verifikim të dokumentacionit të formuar nga Këshilli Drejtues.
Afati për konkurrim është prej datës 07. 05. 2018 e deri më 21. 05. 2018.
Format e nevojshme për konkurrim gjenden në ueb-faqen e Universitetit të Prizrenit: www. uni-prizren.com dhe në Zyrën nr. 526.
<< prapa
