Lajmërim
14 Maj 2018
Lajmërim
Lajmërohen të gjithë studentët në UPZ, që nesër nga ora 10:30 deri 11:30, se Alena Konecna dhe Martin Jarosh përfaqësuesë të Zyrës Ndërkombëtare me Jashtë nga Universiteti i Masarykut nga Çekia, dhe në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë të UPZ-së, mbajnë ligjeratë informuese për studentë, lidhur me ofrimin e studimeve dhe bursave jashtë vendit për studimet Bachelor dhe Master. Luten të gjithë ata studentë që kanë njohuri në gjuhën angleze ta përcjellin këtë takim informues.
Vendi i mbajtjes së ligjeratës: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik.
Me resepkt,
Përparim Avdullahu
