Tryezë Shkencore - “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja shqiptare në arenën diplomatike ndërkombëtare”.
01 Qershor 2018
FTESË
Z. Znj.
Në kuadër të “Vitit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut” të shpallur nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike në bashkëpunim me, Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”; Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Maqedoni dhe Institutin e Studimeve për Europën Juglindore, organizon Tryezën Shkencore me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me temë: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja shqiptare në arenën diplomatike ndërkombëtare”.
Me kënaqësinë më të madhe ju ftojmë të merrni pjesë në këtë tryezë shkencore.
Durrës, 05.06.2018
