Vendimi i komisionit dhe lista e studentëve të liruar nga pagesa e semestrit.
24 Korrik 2018Bazuar në vendimin nr. 01-128/2018 të Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” për shpalljen e konkursit nr. 01-144 për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2017/18 si dhe vendimin nr. 01-129/2018; duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi; Komisioni profesional në përbërje të plotë: Dr. Parim Kosova-kryesues, Prof.ass.dr. Soner Yildirim, z. Burim Berisha, z. Skender Kokollari dhe z. Arianit Berisha (anëtar), pas vlerësimit të dokumentacionit të aplikantëve për lirim nga pagesa e semestrit, marrin këtë:
V E N D I M
- Të gjithë studentët të cilët gjenden në listën e bashkangjitur janë përfitues sipas konkursit për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2017/18 përkatësisht të njëjtëve do ti rimbursohen mjetet në llogaritë e tyre personale për pagesën e bërë në vitin akademik të përmendur më lartë.
- Për studentët të cilët kanë paguar vetëm një semestër në vitin akademik 2017/18 rimbursimi bëhet vetëm për semestrin e paguar
- Studentët që aplikuan dhe nuk janë në listë, nuk i plotësojnë kriteret në bazë të dispozitave ligjore në fuqi për lirim nga pagesa e semestrit.
- Ky vendim hynë në fuqi menjëherë.
Këshillë Juridike:
E drejta e ankeses kundër këtij vendimi është në afat prej 8 ditësh nga data e publikimit të vendimit.
<< prapa
