NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 8 POZITA
18 Shtator 2018NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 8 POZITA
Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 8 studentë apo te diplomuar të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë, nga një student për secilin nga rajonet: Prishtinës (2 studentë), Prizrenit, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës Ferizajit dhe Gjilanit. Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit “Drejtësia vlen” dhe puna realizohet në zyret e Agjencisë për Ndihmën Juridike Falas (ANJF). Kohëzgjatja e punës është gjashtë (6) muaj, me mundësi vazhdimi. Mbi Programin Drejtësia Vlen Drejtësia vlen është një program tre vjeçar për çasjen në drejtësi, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe menaxhohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe shërbimet për ndihmë juridike falas dhe ofrimin e informative mbi ndihmën juridike falas. Studentët e përzgjedhur do të mbështesin zyret rajonale dhe zyrën qëndrore të ANJF-së në kryerjen e punëve profesionale dhe administrative. Përgjegjësitë e praktikantëve do të përfshijnë asistimin e stafit të ANJF në intervistimin e palëve dhe vendosjen e të dhënave të palëve ne databazë, përpilimin e shkresave dhe kryrjen e punëve të tjera administrative. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e programit për të planifikuar ngjarje (p.sh. punëtori, takime informuese me qytetarët) në kuadër të programit. Kandidatët duhet të kenë: • Shkathësi të intervistimit të palëve; • Shkathësi të këshillimit ligjor; • Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje; • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi; • Aftësi në komunikim me publikun; • Fleksibilitet për punë në teren; • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe zotërim të mirë të njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës. • Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të katërt, të diplomuar ose student të programit master. Dokumentet e kërkuara Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin [email protected]: • CV-ja; • Letër motivuese në të cilen shprehet mendimi juaj se pse është e rëndësishme drejtësia për ju; • Çertifikata e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë reference. Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit me subjektin “NCSC Justice Matters Internship” deri më 28 Shtator 2018. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar NCSC apo USAID do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.
