Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Konkurs për punë praktike për studentët e UPZ-së

19 Shtator 2018

Bazuar në dispozitat e nenit 16 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 , Universiteti „Ukshin Hoti“ në Prizren, shpall:

KONKURS

PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UUHP-SË

Ftohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren që të aplikojnë për punë praktike në administratën e Universitetit.

Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike.

Kjo praktikë do t’ju ndihmojë studentëve që t’i zbulojnë fushat e tyre të interesit, si dhe ta kenë më të qartë se në cilën punë specifike dëshirojnë që të punësohen në të ardhmen.

Praktikantët do të stimulohen me një shumë simbolike prej 50 € në muaj në emër të shujtës ditore.
Numri i pozitave: 10 praktikantë.

Kohëzgjatja e punës praktike : 3 muaj

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

· Kandidatët për punë praktike duhet të kenë të paktën të likuiduar vitin e dytë në nivelin e studimeve baçelor ose student aktiv të nivelit master të studimeve në Universitetin “Ukshin Hoti”.

· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, komisioni do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.

· Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grupe.


Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe mënyra e aplikimit


Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
1.    CV-në
2.    Kërkesën për shprehje interesi,
3.    Certifikatën e notave,
4.    Vërtetimin mbi statusin e studentit ose kopjen e diplomës baçelor,
5.    Kopjen e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë.

· Data për aplikim është nga 19.09.2018 deri më 27.09.2018 në ora 15:00.

· Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur nga komisioni ad hoc do të bëhet me datën 27.09.2018 në faqen zyrtare të Universitetit.

· Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Universitetin e Prizrenit.

· Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf në e-mail adresën:[email protected].

· Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë sipas rregullores 05/2010.

· Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), përkatësisht deri më 31.12.2018.

Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave që funksionon në kuadër të administratës së Universitetit.

Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e UPZ-së pa kurrfarë dallimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Praktikantët në përfundim të punës praktike do të pajisen nga Universiteti “Ukshin Hoti” me: Referencë dhe Certifikatë.

_____________________

Prof. asoc. dr. Kadri Kryeziu

Prorektor për Buxhet dhe Financa

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit