Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE UNIVERSITARE PËR VITIN AKADEMIK 2016/17 DHE 2017/18

21 Shkurt 2019

 

K O N K U R S

Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2016/17 dhe 2017/18

Përfitues të bursës universitare do të jenë vetëm studentët e UUHP-së, niveli beçelor i studimeve (themelore), të cilët i plotësojnë kriteret si në vijim.

  • Student në njërin prej fakulteteve në Universitetin “Ukshin Hoti”;
  • Student i vitit të dytë (e më lart), si dhe të mos ketë vit të përsëritur të studimeve;
  • Ti ketë të përfunduar të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit;
  • Të ketë notë mesatare të paktën 9.0 nëntë pikë zero (për vitin që aplikon por edhe mesatarja e përgjithshme të mos jetë nën notën 9.0 deri në shtatorin e vitit për të cilin aplikon).

Dokumentacioni për aplikim:

  • - Formulari i aplikimit;
  • - Pasqyra e notave;
  • - Vërtetimin;
  • - Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • - Numrin e llogarisë bankare.

Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga numri i studentëve përfitues të bursës.

Vërejtje: Studentët me rastin e plotësimit të formularëve të aplikimit duhet të saktësojnë për cilin vit akademik aplikojnë; nëse aplikojnë për vitin 2016/17 dhe 2017/18 duhet ta deklarojnë në formular dhe dorëzojnë vetëm një dosje aplikimi.

Afati i aplikimit është 20.02.2019 - 07.03.2019.

Dorëzimi i aplikacionit bëhet në zyrën nr. 526 administrata qendrore- zyra e personelit.

Formularët për aplikim gjenden në faqen zyrtare të UUHP-së: www. uni-prizren.com

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS