KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE UNIVERSITARE PËR VITIN AKADEMIK 2016/17 DHE 2017/18
21 Shkurt 2019
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2016/17 dhe 2017/18
Përfitues të bursës universitare do të jenë vetëm studentët e UUHP-së, niveli beçelor i studimeve (themelore), të cilët i plotësojnë kriteret si në vijim.
- Student në njërin prej fakulteteve në Universitetin “Ukshin Hoti”;
- Student i vitit të dytë (e më lart), si dhe të mos ketë vit të përsëritur të studimeve;
- Ti ketë të përfunduar të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit;
- Të ketë notë mesatare të paktën 9.0 nëntë pikë zero (për vitin që aplikon por edhe mesatarja e përgjithshme të mos jetë nën notën 9.0 deri në shtatorin e vitit për të cilin aplikon).
Dokumentacioni për aplikim:
- - Formulari i aplikimit;
- - Pasqyra e notave;
- - Vërtetimin;
- - Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
- - Numrin e llogarisë bankare.
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga numri i studentëve përfitues të bursës.
Vërejtje: Studentët me rastin e plotësimit të formularëve të aplikimit duhet të saktësojnë për cilin vit akademik aplikojnë; nëse aplikojnë për vitin 2016/17 dhe 2017/18 duhet ta deklarojnë në formular dhe dorëzojnë vetëm një dosje aplikimi.
Afati i aplikimit është 20.02.2019 - 07.03.2019.
Dorëzimi i aplikacionit bëhet në zyrën nr. 526 administrata qendrore- zyra e personelit.
Formularët për aplikim gjenden në faqen zyrtare të UUHP-së: www. uni-prizren.com
-
21/02/2019
KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE UNIVERSITARE PËR VITIN AKADEMIK 2016/17 DHE 2017/18
-
21/02/2019
FORMULARI I APLIKIMIT
