Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UUHP-SË

21 Shkurt 2019

 

KONKURS

PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UUHP-SË

Ftohen të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e mëposhtme që të aplikojnë për punë praktike në administratën e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, duke krijuar përvojë të punës në administratë, si staf mbështetës në njësitë administrative të UUHP-së.


Numri i pozitave: 10 praktikantë.

Kohëzgjatja e punës praktike : 3 muaj

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

  • Kandidatët për punë praktike duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit baçelor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren” ose të paktën student në vitin e dytë të studimeve në UUHP.
  • Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, komisioni do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.
  • Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grupe.
  • Të mos ketë punuar më parë në punë praktike në UUHP.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe mënyra e aplikimit

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

  • 1. Kërkesën për shprehje interesi,
  • 2. CV-në,
  • 3. Certifikatën e notave,
  • 4. Kopjen e diplomës, certefikatës së diplomës ose certefikatën e notave për studentët aktual.
  • 5. Kopjen e letërnjoftimit.

 

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë.

  • Data për aplikim është nga 21.02.2019 deri më 04.03.2019 në ora 16:00.
  • Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur nga komisioni ad hoc do të bëhet me datën 05.03.2019  në faqen zyrtare të Universitetit.
  • Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Universitetin.
  • Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf  në e-mail adresën:[email protected].
  • Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë sipas rregullores 05/2010 (08:00-16:00)
  • Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), në periudhën mars-maj 2019.

Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave që funksionon në kuadër të administratës së Universitetit.

Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e UUHP-së pa kurrfarë dallimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Praktikantët në përfundim të punës praktike do të pajisen nga Universiteti “Ukshin Hoti” me: Referencë dhe Certifikatë.

Burim Berisha

Sekretari i Përgjithshëm

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS