NJOFTIM
01 Mars 2019
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kënaqësinë të ju ftojë në prezantimin mbi temën
“Gratë e suksesshme: Frymëzim për rininë”
përcjellur nga diskutimi në formë paneli
E enjte, 7 mars 2019 me fillim në ora 10:00
Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren
Qëllimi i kësaj ngjarje është prezantimi i rrëfimeve frymëzuese të grave të sukseshme si shembull për t’u ndjekur nga studentët e universitetit dhe për inkurajimin e tyre drejt kërkimit të mundësive profesionale dhe arritjes së potencialit të tyre.
Gratë e suksesshme do të ndajnë tregimet dhe përvojat e tyre në avokimin për të drejtat e grave në jetën e tyre profesionale dhe personale. Ngarja përfundon me koktej.
