Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “UKSHIN HOTI” dhe Universiteti i Tiranes konkretizojne bashkepunin

27 Korrik 2014

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim kohë më parë, Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Tiranës kanë nisur konsultimet për konkretizimin e bashkëpunimit. Në këtë kuadër, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së me bashkëpunëtor ka zhvilluar një takim me Prof. Dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës, ku janë pajtuar që të fillojnë me shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve nga viti akademik 2014/2015. Universiteti i Tiranës do të pranoj një numër të caktuar të kandidatëve në studimet e doktoratës nga Universiteti i Prizrenit, gjithashtu UT dhe UPZ do të shkëmbejnë studentë dhe profesorë aty ku parashihet nevoja.

Me këtë rast, Profesor Shemsidini e falënderoi rektorin e Universitetit të Tiranës për vullnetin e treguar që të mbështesë UPZ-në.

Profesor Kule gjithashtu theksoi se Universiteti i Tiranës është i gatshëm që të mbështes UPZ-në në të gjitha aspektet.

UPZ dhe UT kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim më 26.04.2012, me ç'rast të dyja palët ishin pajtuar që ta mbështesin njëra tjera në fushat akademike.

 

REKTORATI

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS