Ligjëratë Informuese lidhur me procesin e testimit TOEFL
11 Mars 2019
Njoftim
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit ''Ukshin Hoti'' në Prizren, viti III dhe vitet e IV-ta të nivelit të studimeve Bachelor, si dhe të gjithë studentët e nivelit të studimeve Master, se me datë 14 Mars në orën 11:00 në amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë, do të mbahet ligjëratë Informuese lidhur me procesin e testimit TOEFL si dhe testeve të tjera të gjuhës Angleze dhe gjuhës Frënge.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur protokoll bashkëpunimi me S.T.A (Country Master Distributor for ETS), në këtë kuadër studentët e UPZ do të kenë mundësi t'i nënshtrohen testeve të njohura ndërkombëtarisht (TOEFL ITP®, TOEIC®L&R dhe TFI™) në ambientet e UPZ . Kjo marrëveshje është në funksion të implementimit të marrëveshjes në mes të MASHT dhe ETS Global BV me qëllim të implementimit të Udhëzimit Administrativ të Zyrës së Kryeministrit për gjuhët e huaja në programet e studimit të ciklit të dytë apo të tretë me nr. 03/2018.
Pjesëmarrja në këtë takim informues është e rëndësishme duke marr parasysh se nënshtrimi dhe kalimi i testit TOEFL është i obligueshëm për studentët e nivelit Master dhe ata që dëshirojnë në të ardhmen të regjistrohen në nivelin Master.
Lusim studentët për vëmendje dhe mos humbje të rastit!
