Thirrje për aplikim
22 Mars 2019Thirrje për aplikim Të dashur studentë,Ju ftojmë të bëheni pjesë e programit "Coca-Cola përkrah Rininë" i cili ka për qëllim fuqizimin e të rinjve në Kosovë. Ky program i cili ofrohet pa pagesë nga trajnerë të certifikuar fokusohet në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Për këtë vit janë planifikuar që të trajnohen 600 të rinj. Punëtoritë tre ditore në kuadër të programit kanë për synim përmirësimin e aftësive të buta dhe aftësive për biznes. Gjatë fazës së parë programi do të implementohet në Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren duke filluar nga data 29 mars deri më 26 prill. Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi ju do të certifikoheni dhe CV-të tuaja do të shpërndahen tek bizneset dhe institucionet partnere të Coca-Cola HBC Kosova duke rritur kështu mundësitë tuaja për punësim. Bëhuni pjesë e programit "Coca-Cola përkrah Rininë" duke aplikuar në linkun e mëposhtëm deri më datën 27 mars: https://bit.ly/2QsxMO0Ju mund të informoheni më shumë duke vizituar faqen në Facebook të kompanisëimplementuese të këtij programi PR Solutions apo duke dërguar mesazh në[email protected]
