Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë

23 Prill 2019

1. Bursa të Qeverisë së Francës 2019

Ambasada e Francës në Kosovë ofron bursa për studentët e nivelit Master dhe Doktoratë) për vitin
akademik 2019-2020.
Dosja për aplikim duhet dërguar Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të
përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë
e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez (dhe në rastin e tezës së Doktoratës
dëshminë nga dy profesorë, mentorë të ardhshëm të tezës së doktoratës).
Dosja juaj mund të përmbajë poashtu një letër rekomandimi nga një nga profesorët ose nga shefi i
departamentit.
Perparësi kanë dosjet e studentëve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1 /B2 ose shfaqin interes
për mësimin e gjuhës frënge.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 15 maj 2019.
Juria do të shqyrtojë dosjet gjate javës 20-24 maj 2019. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë
në Ambasadën e Francës nga data 27 deri më 31 maj 2019 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen më
3 qershor 2019.
2. Bursat të bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës dhe e Francës
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Francës në
Kosovë ofrojnë bursa të nivelit Master për studentë kosovarë që dëshirojnë të studiojnë në universitete
franceze, për vitin akademik 2019-2020.
Ju duhet t’i adresoni dosjen e aplikimit Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore përfshirë të
njëjtat dokumente si edhe për bursat e qeverisë së Francës.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 15 maj 2019.
Dosjet për bursat e bashkëfinancuara do të shqyrtohen nga një juri e përbashkët nga Ministria e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ambasada e Francës në Kosovë.
Dosjet duhet derguar në e-mail adresat në vijim : [email protected] ;
[email protected] dhe [email protected]
Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:
- Ambasada e Francës në Kosovë : https://kosovo.ambafrance.org/-Etudier-en-France-311-
- Espace Campus France në Aleancën Franceze në Prishtinë. Kontakti : Znj. Zana Latifi :
[email protected]
- Web faqe rreth studimeve në Francë : https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas