Njoftim
16 Tetor 2019
Kompania zvicerane Baruti GmbH dega në Kosovë, e cila operon prej vitit 2011, e specializuar në Outsourcing në ofrimin e shërbimeve telefonike për regjionet gjermano folëse, ka mbi 300 persona të punësuar në Prishtinë dhe Prizren dhe 40% të punësuarve janë të moshës 18-24 vjeç dhe e flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane.
Momentalisht janë në kërkim të punëtorëve të ri dhe dëshirojmë të rrisin më tej degën në Prizren, me një projekt që ofron kushte shumë të mira të punës. Andaj pasi Universiteti ‘’Ukshin Hoti’’ Prizren ka edhe degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane do të mbajnë një aktivitet promovues në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prizrenit, më 21.10.2019 me fillim prej orës 11 deri në ora 18.
