Eja dhe vetëdijësohu për siguri në trafik!
25 Tetor 2019
Ndani 30 minuta kohë për të shënuar së bashku "Ditën Botërore pa viktima në trafikun rrugor"
Të nderuar studentë të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”
Ju njoftojmë se Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës, organizon prezantimin me temën “Dita Botërore pa viktima në trafikun rrugor” .
Në prezantim do të marin pjesë Shoqata e Sigurimeve te Kosovës – Drejtor Ekzekutiv Sami Mazreku, Policia e Kosovës – Nenkolonel Jeton Rexhepi, Ministria e Infastrukturës,- Udhëheqës i Departamentit per Siguri në komunikacion rrugor, Fejzullah Mustafa.
Prezantimi planifikohet të zgjate 30 minuta dhe do te mbahet në Amfiteatrin e Shkencave dhe Mjedisit.
Kur: 28 tetor 2019, ora:11:00h- 11:30h
Ku: Amfiteatri I Shkencave dhe Mjedisit
Adresa: Universiteti I Prizrenit Ukshin Hoti
Mos mungo.. eja dhe kontribo në diskutim.
