Ftesë për Konferencë: “Ndihmesa shkencore të Prof. dr. Abdullah Zymberit”
01 Nëntor 2019
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për pjesëmarrje në konferencën shkencore që organizon Fakulteti i Filologjisë për nder të jetës dhe veprës së Prof. dr. Abdullah Zymberit.
Temë bosht e konferencës është “Ndihmesa shkencore të Prof. dr. Abdullah Zymberit” dhe temë e dytë “Gjendja e studimit të shqipes sot” (me nëntema nga fusha e fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës).
Punimet e Konferencës Shkencore do të zhvillohen më 08 nëntor 2019, në amfiteatrine Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Jeni të mirëseardhur!
Këshilli Organizues i Konferencës
<< prapa