Ligjëratë solemne për nder të 28 Nëntorit ditë së Flamurit
19 Nëntor 2019
Ligjëratë solemne për nder të 28 Nëntorit ditë së Flamurit
Pavarësia e Shqipërisë
me dokumente të panjohura nga arkivat e huaja
Për nder të 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ditës së Flamurit, Dekanti i Fakultetit Juridik të Universitetit "UKSHIN HOTI" në Prizren, në bashkëpunim me Prof. Asoc. Dr. Eqrem Zenelaj, organizon ligjeratë solemne me titull " Pavarësia e Shqipërisë me dokumente të panjohura nga arkivat e huaj". Këto dokumente janë mbledhur në arkivat e Vjenës, të Londrës, të Romës dhe të Stambollit dhe janë të panjohura për publikun shqiptar.
Ligjërata solemne mbahet në Amfiteatrin e madh të këtij Universiteti, më 21 Nëntor 2019 (e Ejte) në sallë Nr. 300, me fillim nga ora 11:00.
Në këtë ligjeratë mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit e Universitetit "Ukshin Hoti": profesorët, asistentët, studentët si dhe punëtorët e administratës.
Ju Mirëpresim!
Ligjërues: Prof. Asoc. Dr. Eqrem Zenelaj
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu
