Njoftim për ligjerata online
18 Mars 2020Njoftohen studentët dhe stafi akademik se për shkak të situatës së krijuar nga shfaqja e pandemisë COVID-19, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizon ligjeratat dhe ushtrimet online.
Ligjeratat/ushtrimet online do të fillojnë të organizohen nga data 23.03.2020. Ligjeratat do të mbahen sipas orarit tashmë të publikuar në fillim të semestrit.
Informata më të detajuara rreth regjistrimit dhe pjesëmarrjes në ligjerata/ushtrime do të dërgohen në e-mail dhe SMU.
Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Prizren, 18.03.2020
