Njoftim për Mësimin Vitual (Klasa Virtuale)
22 Mars 2020
Duhet pasur parasysh që për funksionim të këtij moduli duhet të veprohet në bazë të manualit të përdorimit.
Në këtë rast profesorët dhe studentët e luajnë rolin kryesor pasi që këta dy akter janë ata që kanë interaksion mes veti. Nëse veprohet në ndonjë mënyrë tjetër ose duke përdorur platforma të ndryshme për takime online si përshembull: zoom, skype conferenc etj. Sistemi i SMU-së, përkatësisht moduli Klasa Virtuale nuk mund t'a kryej punën për të cilën është krijuar.
Përmes këtij moduli studentët do të evidentohen se kanë ndjekur ligjerata, si dhe profesorët dhe asistentët e lëndeve do të evidentohen se i kanë mbajtur ligjeratat në oraret përkatëse të caktuara nga Universiteti.
Verejtje: Profesorët nuk duhet t'i ftojnë studentët në Klasën Virtuale përmes e_mailt privat ose duke iu dërguar linkun në mënyrë tjetër pasi që nuk mund të evidentohet në sistemin e SMU-së studenti dhe profesori. Profesori nuk ka të drejtë t'i bëjë invite studentët në class room. Studentët bëjnë kërkesë për takim në: class room dhe çdo gjë realizohet në planin e paraparë.
<< prapa