KONKURS
21 Tetor 2020|
Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Arsimit dhe Shkencës / Ministarstvo za Obrazovanje i Nauku / Ministry of Education and Science
|
|
|
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ofron bursa duke u bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë nr.04//L-037, prioritetet nacionale dhe interesat strategjike të vendit që synojnë mbështetjen e studentëve me bursa studimi për studentët e shkëlqyer në programet e studimit në fusha prioritare, për studentët me aftësi të kufizuara, rritjen e kapaciteteve në shkenca teknike, mbështetur në Udhëzimin administrativ nr. 14/2017 të datës 06.12.2017 dhe vendimin e Ministrit nr. 01B-123
dt. 12.10.2020:
SHPALL
KONKURS
PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET: BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021
Kushtet dhe kriteret
1. Për fitimin e bursës së MASH, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
1.1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2.Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;
1.3.Të kenë të përfunduar të gjitha provimet paraprake dhe kreditë e fituara për vit akademik, pa përsëritje të vitit;
1.4.Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit;
1.5.Të gjitha fushat e studimit sipas UA 14/2017, duhet të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.0;
1.6.Kriteret në pikën nr. 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5, përjashtohen për studentët me aftësi të kufizuara.
Kategoritë e studentëve me përparësi
2. Kategoritë e kandidatëve që do të kenë përparësi për fitimin e bursës nga MASH, në kushte të barabarta me studentët tjerë janë:
2.1. Fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së;
2.2. Invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
2.3. Veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
2.4. Fëmijët e të zhdukurve të luftës;
2.5. Fëmijët e familjeve që janë përfitues të skemave sociale;
2.6. Fëmijët e ish të dënuarve, të burgosurve dhe të përndjekurve politik;
2.7.Fëmijët të cilët janë më tepër se një student nga një familje;
2.8.Kriteret dhe kushtet për studentët me aftësi të kufizuara, janë sipas udhëzimit
nr. 14/2017.
Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët
1. Formulari i aplikacionit nga MASH, i cili mund të shkarkohet në linkun e MASH- https://mash.rks-gov.net/, për bursë drejtuar MASH.
2. Certifikata e lindjes origjinale.
3. Vërtetimi i statusit të studentit duhet të jetë i afatit të shtatorit për vitin akademik 2020-2021.
4. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (BA dhe MA), me notë mesatare dhe kreditë e fituara të cekura.
5. Kopja e letërnjoftimit.
6. Konfirmim nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
7. Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.
Kandidatët e kategorive sipas nenit 4 të UA 14/2017 duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin si më lartë dhe dëshmi valide nga organet kompetente.
Procedurat e aplikimit
- Aplikimi bëhet online në email-in e MASH [email protected] publike.
- Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
- Nuk kanë të drejtë aplikimi studentët absolvent dhe studentët me studim 1 vjeçar Master
- Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASH.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 21.10.2020 deri më 04.11.2020, në ora 16:00.
E drejta e ankesës: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASH, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASH.
