Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR REKTOR TË UNIVERSITETIT TË PRIZRENIT “UKSHIN HOTI”

20 Gusht 2014

Konkurs për Rektor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”

Mbështetur në dispozitat e nenit 19 paragrafi 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës dhe nenit 27 paragrafi 2 të Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Këshilli  Drejtues i UPZ-së në mbledhjen e mbajtur më 15.8.2014, mori vendim për shpalljen e  konkursit për: Rektor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë kushtet si në vijim:

Të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe të ketë titull të profesorit të Universitetit, si dhe të këtë përvojë dhe aftësi të dëshmuara menaxheriale. Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm.

Kandidatët së bashku me kërkesën duhet t’i paraqesin këto dokumente:

- Biografinë e shkurtër,

- Certifikatën e lindjes,

- Vendimin/certifikatën apo ekuivalente të titullit akademik,

- Përmbledhjen e përvojës akademike (në mësimdhënie, kërkime shkencore,

krijimtari artistike) dhe përvojën menaxheriale,

- Vizion mbi menaxhimin e universitetit (të cilin e dorëzon me shkrim me rastin e

intervistimit),

- Dëshmi që nuk është nën hetime.

Zgjedhja e rektorit do të bëhet në bazë të nenit 19 paragrafi 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 26 dhe 27 të Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Rr. Shkronjave nr. 1, 20000 Prizren - Republika e Kosovës, në administratën e Universitetitzyra nr. 1, çdo ditë pune prej orës 10.00 – 16.00. Kërkesa së bashku me biografinë e shkurtër duhet të dërgohet edhe në adresën elektronike [email protected]

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mediat e shkruara dhe elektronike, përkatësisht nga data20.8.2014 deri më 03.9.2014 në ora 16:00.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit