Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Konkurs për studimet Master

07 Tetor 2014 Senati i Universitetit të Prizrenit ”Ukshin Hoti”, në mbledhjen e mbajtur më 03.09.2014 mori Vendim për shpalljen e

KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve pasdiplomike - master për vitin akademik 2014-2015

 

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, për studimet pasdiplomike - Master, për vitin akademik 2014 - 2015 do të regjistrojë 180 student në këto  Fakultete ;

  1. 1. Në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Administrim Biznesi - 60 studentë
  2. 2. Në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Kontabilitet dhe Auditim - 60 studentë
  3. 3. Në Fakultetin e Shkëncave Kompjuterike në drejtimin: Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi - 60 studentë

 

KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT

Në studimet pasdiplomike - Master do të pranohen kandidatët të cilët i kanë përfunduar studimet Bachelor apo ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në fakultetet përkatëse të Universitetit  Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” apo të Universiteteve tjera, e që kanë kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve.

Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues të përgatitur nga Komisioni i Studimeve i njësisë akademike.

 

AFATET KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve oraret do të jenë si në vijim:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 07.10.2014 deri më 15.10.2014 deri në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës). Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

  • Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është: http://notimipz.uni-pr.edu/aplikimionlinemaster.aspx
  • Çertifikatën e datëlindjes me numër personal
  • Diplomën-certifikatën e kryerjes së fakultetit
  • Pasqyrën e provimeve të dhëna me notë mesatare për studentet nga Universitetet tjerë.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Kandidatët me rastin e paraqitjes paguajnë 2.5 euro(fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit)

Provimi pranues do të mbahet më 17.10.2014 nga ora 9:00

Shpallja e rezultateve të provimit pranues bëhet më date 20.10.2014

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri (3) ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/