KONKURS
07 Tetor 2014
Mbështetur në dispozitat e nenit 100 të Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, nr.04 – V – 621, të datës 30 maj 2013,
UNIVERSITETI I PRIZRENIT “UKSHIN HOTI”
shpall
KONKURSIN
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Master Shkencorë, “TRASHËGIMI KULTURORE DHE MENAXHIM NË TURIZËM” në vitin akademik 2014 - 2015
Në këtë nivel të studimeve do të regjistrohen 25 studentë.
KUSHTET E KONKURSIT
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimesh, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto drejtime:
- Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore;
- Arkitekturë;
- Antropologji;
- Histori;
- Arkeologji;
- Gjeografi;
- Administrim Publik dhe
- Administrim Biznesi.
Kandidatët e interesuar duhet të kenë notën mesatare së paku 8.00 dhe 180 (ECTS), nga studimet themelore të përfunduara në Universitetet Publike).
Njohja e mirë e gjuhës angleze është përparësi.
Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi, bëhet sipas ranglistës prioritare të ranguar nga maksimumi i vlerësimit të komisionit intervistues dhe të notës mesatare të arritur gjatë studimeve themelore.
Testimi i njohurive të kandidatëve organizohet në lokalet e Universitetit të Prizrenit dhe mbahet më datë 22.10.2014 duke filluar nga ora 10.00
Kandidatët e pasuksesshëm mund të ankohen kundër vendimit të komisionit, brenda dy ditëve të punës nga dita e shpalljes së rezultateve.
Vendimi përfundimtar rreth ankesave të parashtruara, merret nga Komisioni për ankesa i emëruar nga Rektori i Universitetit të Prizrenit.
AFATET PËR PARAQITJE
Afati për paraqitje të dokumenteve është prej datës 07.10.2014 deri më 17.10.2014 në ora 15,30.
Kandidatët e interesuar duhet t’i sjellin këto dokumente të vërtetuara nga noteria publike:
1. Formulari i aplikimt dhe fletëpagesa plotësohet në adresën uni- prizren.com;
2. Certifikatën e lindjes me numër personal;
3. Diplomën ose certifikatën e kryerjes së fakultetit;
4. Certifikatën e notave (për të gjitha provimet) me notë mesatare.
Kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë vendit, diplomën duhet ta kenë të nostrifikuar nga MASHT.
Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në UPZ në Zyrën nr. 306
Kandidatët me rastin e paraqitjes paguajnë 10 euro.
Shpallja e rezultateve të testimit të njohurive të kandidatëve bëhet më datë 27.10.2014
Regjistrimi i studentëve të pranuar bëhet në Administratën e Universitetit të Prizrenit, me datë 28.10. 2014 dhe 31.10.2014 nga ora 9.00
Kandidatët e pranuar për regjistrim paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar (i cili merret në Administratën e Universitetit të Prizrenit);
- Dy fotografi të formatit 6x4 cm.;
- Fletëpagesën në 4 kopje, në shumën prej 150.00 për një semestër, e cila merret në UPZ, Zyrja nr. 21.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave komerciale të Kosovës .
Për informata të tjera të nevojshme, kandidatët mund t`i drejtohen UPZ-së ose ta hapin faqen e internetit www.uni-prizren.com.

