Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

NJOFTIM PËR TRANSFERIMIN E STUDENTËVE NGA UNIVERSITETET TJERA

14 Tetor 2014

Mbështetur në vendimin e Senatit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Nr. 01-1293 dt. 17.09.2014, lidhur me transferimin e studentëve nga Universitetet tjera  Publike, Rektorati i Universitetit të Prizrenit benë këtë:

NJ O F T I M

Të gjithë studentët e interesuar për tu transferuar nga Universitetet tjera Publike në Universitetin e Prizrenit duhet ti plotësojnë këto kushte dhe të parashtrojnë këtë dokumentacion:

1. Kërkesën për transferim;

2. Të ketë përfunduar (likuiduar)  vitin e parë të studimeve;

3. Certifikatën e notave dhe Indexin;

Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet në zyrën e shërbimit të studentëve në objektin II Të UPZ-së, në katin e II- të, nr. 204

Kërkesat e paraqitura për transferim do ti shqyrtoj Komisioni i caktuar nga Senati i Universitetit të Prizrenit.

Për pranimin e kërkesave të transferimit vendos Senati i UPZ-së.

Transferimi vlen vetëm për studentët e regjistruar në vitin akademik 2013/2014 në ndonjë Universitet Publik

Kandidatëve qe do tu pranohet transferimi, janë të obliguar qe për çdo provim të pranuar  të paguajnë shumën prej 5€

Afati i paraqitjes së kërkesave për transferim do të jetë nga data 14.10.2014 e deri me 28.10.2014

P r i z r e n                                                                               U.d. Rektori

13.10.2014                                                                        ___________________

 

Prof.dr. Zahadin Shemsidini

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit