Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS

30 Tetor 2014

Senati i Universitetit të Prizrenit ”Ukshin Hoti”, në mbledhjen e mbajtur me 30.10.2014 mori Vendim për shpalljen e

KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve pasdiplomike - master për vitin akademik 2014-2015

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, për studimet pasdiplomike - Master, për vitin akademik 2014 - 2015 do të regjistrojë 120 student.

I. Në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Administrim Biznesi 60 studentë

II. Në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Kontabilitet dhe Auditim 60 studentë

KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT

Në studimet pasdiplomike - Master në Universitetit  Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet Bachelor apo ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në fakultetet përkatëse të Universitetit  Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, që kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve.

Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcaktonë fakulteti.

Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:

1. Notës  mesatare gjatë studimeve dhe

2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues.

Provimi pranues organizohet në fakultet dhe mbahet nga lëndët të cilat i përcaktonë vetë fakulteti, por jo më tepër se tri lëndë. Numri maksimal i pikëve të arritur në provimin pranues është 100.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në programe studimi në njësi tjera akademike (jo në njësinë në të cilën aplikojnë), mund të konkurojnë për regjistrim në studimet Master. Në rast pranimi, Komisioni i studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve i njësisë akademike cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjeratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh, ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Nëse nuk plotësohet numri i paraparë i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë kryer studimet paraprake në Universitete tjera publike apo kolegjet private në Republikën e Kosovës në programe të akredituara (statusi i këtyre programeve do të konfirmohet nga shërbimi i Administratës qendrore në bazë të njohjes nga MASHT dhe Agjencia Kosovare për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve i njësisë akademike cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmerisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

Nëse nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në Institucione të akredituara të Arsimit të Lartë jashtë Republikës së Kosovës. Në raste të tilla, kandidati duhet të sjellë diplomën e nostrifikuar ose dëshminë (vërtetim apo vendim) mbi akreditimin e institucionit në të cilin i ka mbaruar studimet paraprake. Në pamundësi të sigurimit të dëshmisë për akreditim, atëherë (statusi i këtyre programeve do të konfirmohet nga shërbimi i Administratës qendrore në bazë të Listës së njohjes së institucioneve të Arsimit të Lartë nga MASHT dhe Agjencia Kosovare për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmerisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit.

Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

AFATET KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve oraret do të jenë si në vijim:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 31.10.2014 deri më 07.11.2014 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës). Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

· Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është: http://notimipz.uni-pr.edu/aplikimionlinemaster.aspx

· Çertifikatën e datëlindjes me numër personal

· Diplomën-certifikatën e kryerjes së fakultetit

· Pasqyrën e provimeve të dhëna me notë mesatare.

· Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

· Kandidatët me rastin e paraqitjes paguajnë 2.5 euro (fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit)

Kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin e parë, duhet vetëm ta konfirmojnë interesimin për të vazhduar me procedura te referenti i studimeve Master.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues bëhet më date 10.11.2014

E DREJTA E ANKESËS

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri (3) ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve.

Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni i fakultetit përkatës

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas