VENDIM
22 Dhjetor 2014Mbështetur në dispozitat e nenit 48 pika 1.14 të Statutit të UPZ-së, nr. 04 -V- 621 dt. 30 maj 2013, e në përputhje më kompetencat që ka, Senati i Universitetit të Prizrenit në mbledhjen e mbajtur më datë 30.10.2014 merr këtë:
V E N D I M
Mbi kushtet e regjistrimit të vitit vijues të studimeve për vitin akademik
2014/2015
I. Studentët e vitit të parë, për të zënë kushtin e regjistrimit të vitit të dytë të studimeve
duhet të kenë dhënë 70% të provimeve ose të kenë fituar 42 kredi (ECTS).
II. Studentët e vitit të dytë, për të zënë kushtin e regjistrimit të vitit të tretë të
studimeve, duhet të kenë dhënë 35% të provimeve, ose të kenë fituar gjithsej 20 kredi (ECTS).
III. Studentët e vitit të tretë, për të zënë kushtin e regjistrimit të vitit të katërt të
studimeve, duhet të kenë dhënë 30% të provimeve, ose të kenë fituar 18 kredi (ECTS).
IV. Studentët nuk mund të hyjnë në provime të vitit të dytë, pa i përfunduar në tërësi
provimet e vitit të parë, gjithashtu studentët e vitit të dytë nuk mund të hyjnë në provimet e vitit të tretë, pa i përfunduar në tërësi provimet e vitit të dytë si dhe studentët e vitit të tretë nuk mund të hyjnë në provime të vitit të katërt, pa i përfunduar në tërësi provimet e vitit paraprak.
V. Statusi i studentit të rregullt mbahet brenda dy viteve. Në bazë të kërkesës së
arsyeshme të studentit, ai ka të drejtë një herë të kërkoj qe t'i vazhdohet kohëzgjatja e studimeve edhe për një vit. Nëse Senati merr vendim pozitiv, atëherë studenti duhet të bëjë pagesën sa trefishi i tarifës së përcaktuar të pagesës për studentë të rregullt.
VI. Ky vendim do të zbatohet nga data 1.10.2014
VII. Vendim hynë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij.
Të njoftohen:
1. Menaxhmenti i UPZ-së;
2. Dekanët e Fakulteteve;
3. Shërbimi i studentëve;
4. Studentët e UPZ-së;
5. Arkivi.
Kryetari i Senatit të UPZ-së
Prof.Dr. Ramë Vataj
<< prapa