KONKURS(i korrigjuar)
29 Dhjetor 2014Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, dispozitave të nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës Nr. 04/l-037, si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, Senati i UPZ-së në mbledhjen e mbajtur më datë 24.12.2014, merr vendim me nr. 01-1986 për të:
shpallur
KONKURS
(i korrigjuar i datës 29.12.2014)
për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prizrenit
I. FAKULTETI JURIDIK
1. Një mësimdhënës për lëndët: Historia e Shtetit Shqiptar dhe së Drejtës, (Historia e Shtetit dhe së Drejtës në përgjithësi dhe veçanti e shtetit shqiptar), dhe E Drejta Humanitare Ndërkombëtare.
2. Një mësimdhënës për lëndët: E Drejta Civile, E Drejta Civile Procedurale I, (E Drejta e Procedurës civile pjesa kontestimore).
3. Një mësimdhënës për lëndët: E Drejta Ndërkombëtare Private, E Drejta Penale Ndërkombëtare.
II. FAKULTETI EKONOMIK
1. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika dhe Statistika
2. Një mësimdhënës për lëndët: E drejta Biznesore dhe Ligjet e Kompanive
III. FAKULTETI I EDUKIMIT
Në Programin në gjuhën mësimore shqipe
1. Një mësimdhënës për lëndët pedagogjike.
Në Programin në gjuhën mësimore turke
1. Një mësimdhënës për: gjuhën turke,
Gjuhë amtare turke I dhe II.
Në Programin në gjuhën mësimore boshnjake
1 Një mësimdhënës për: gjuhë boshnjake I dhe II,
2 Një mësimdhënës: të matematikës I dhe II,
3 Një mësimdhënës për: grup lëndësh pedagogjike.
IV. FAKULTETI I FILOLOGJISË
1. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë e sotme gjermane, Morfologji e gjuhës gjermane, Sintaksë e gjuhës gjermane, Metodika dhe didaktika e gjuhës gjermane.
2. Një asistent/e për: grup lëndësh të gramatikës së gjuhës gjermane.
V. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
1. Një mësimdhënës për lëndët: Sistemet e Databazave, Databazë e Avancuar, Zhvillim Softueri 1, Zhvillim Softueri 2.
2. Një asistenti për lëndët: Grup lëndësh nga fusha e Programimit dhe e Bazave të të Dhënave.
3. Një asistenti për lëndët : Grup lëndësh nga fusha e Rrjetave dhe Sigurisë në IT.
Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
1. Për vendin e punës mësimdhënës, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar doktoraturën në lëmin përkatëse.
2. Për vendin e punës asistent, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar studimet Master në lëmin përkatës dhe të jetë i regjistruar në doktoraturë (PhD) dhe të mos ketë më shumë se 28 vjet.
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi (CV), kopjen e diplomës së kualifikimit përkatëse të kërkuar si në pikën 1 dhe 2, të noterizuar (vërtetuar), certifikatën e lindjes, certifikatën e shtetësisë, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në Fakultet tjera publike, duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë. Për vendin e punës asistent, kandidatet duhet të sjellin edhe certifikatën e notave për studimet Bachelor dhe Master.
Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për aplikantët.
Kandidatët që kanë doktoruar ose kanë përfunduar studimet Bachelor apo Master jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i.
Përparësi në pranim do kenë kandidatët më shtetësi Kosovare.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në gazetë, respektivisht deri më datën 12.01.2015 në orën 16.00.
Paraqitja e dokumenteve bëhet në Zyrën e Protokollimit në Rektorat në UPZ, nr. 308. Kopja elektronike e dokumenteve duhet të dërgohet edhe në e-mail-in zyrtar të UPZ-së: [email protected].
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara – të pa nostrifikuara nga MASHT, nuk do të pranohen - nuk merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren.com
-
29/12/2014
Konkurs për zgjedhjen e personelit akademik në Universitetin e Prizrenit (Gjuhë Shqipe)
-
29/12/2014
Konkurs za izbor akademskog osoblja na Univerzitetu u Prizrenu (Na Bosanskom Jeziku)
