Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Njoftim për shprehjen e interesimit për angazhim si mësimdhënës dhe asistent në fakultetet e Universitetit të Prizrenit, në semestrin veror të vitit akademik 2014-2015

30 Janar 2015

Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, dispozitave të nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës  Nr. 04/l-037, si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, Universiteti i Prizrenit merr vendim për të shpallur:

NJOFTIM

Për shprehjen e interesimit për angazhim si mësimdhënës dhe asistent  në fakultetet e Universitetit të Prizrenit, në semestrin veror të vitit akademik 2014-2015

I. FAKULTETI I FILOLOGJISË

I.I. Departamenti: Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

  1. Mësimdhënës  për lëndët: Fonetikë dhe Fonetikë historike.
  2. Mësimdhënës  për lëndët: Teori e letërsisë dhe Letërsi antike.
  3. Mësimdhënës  për lëndët: Letërsi për fëmijë dhe Lexim e interpretim.

I.II. Departamenti: Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

  1. Mësimdhënës për lëndën: Kom. e zhvillim komunikim në anglisht II.
  2. Mësimdhënës për lëndën: Shkathtësitë e studimit dhe hulumtimit.
  3. Mësimdhënës për lëndën: Poezia e renesances.

I.III. Departamenti: Gjuhës Gjermane:

  1. Mësimdhënës për lëndët:Praktikë gjuhe II, IV.
  2. Mësimdhënës për lëndët: Letërsi gjermane I, III.
  3. Mësimdhënës për lëndët: Fonetikë dhe Leksikologji.
  4. Mësimdhënës për lëndët: Praktikë gjuhe VI dhe Morfologji
  5. Mësimdhënës për lëndët: Civilizim dhe kulturë gjermane II dhe Shkrim kreativ.

II. FAKULTETI I EKONOMISË

II.I. Departamenti: Administrim Biznesi

  1. Mësimdhënës për lëndën Gjuhë angleze
  2. Mësimdhënës për lëndët: Aftësitë prezantuese dhe komunikuese, dhe Aftësitë udhëheqëse dhe negociuese
  3. Mësimdhënës për lëndën: Prurja e vendimeve afariste
  4. Mësimdhënës për lëndën: Metodat e kërkimeve dhe analizave
  5. Mësimdhënës për lëndët: Kontabiliteti menaxherial dhe Sistemi informativ i kontabilitetit
  6. Asistent për lëndën: Gjuhë angleze
  7. Asistent për lëndët: Aftësitë prezantuese dhe komunikuese; Aftësitë udhëheqëse dhe negociuese dhe Prurja e vendimeve afariste
  8. Asistent për lëndët: Metodat e kërkimeve dhe analizave; Kontabiliteti menaxherial dhe Sistemi informativ i kontabilitetit

II.II Departamenti: Menaxhment Ndërkombëtar

  1. Mësimdhënës për lëndën: Gjuhë gjermane
  2. Mësimdhënës për lëndën: Gjuhë turke
  3. Mësimdhënës për lëndën: Kontabiliteti financiar 2
  4. Mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze
  5. Mësimdhënës për lëndën: Metodat kuantitative për biznes
  6. Mësimdhënës për lëndën: Menaxhmenti i komunikimit ndërkulturor
  7. Mësimdhënës për lëndën: Menaxhmenti ndërkombëtar
  8. Asistent për lëndët: Kontabiliteti financiar 2;  Metodat kuantitative për biznes
  9. Asistent për lëndët: Menaxhmenti i komunikimit ndërkulturor; Menaxhmenti ndërkombëtar

III. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

III.I. Departamenti: Teknologji e Informacionit dheTelekomunikimit dhe

Departamenti: Dizajn i Softwerit

  1. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Sistemet operative, Arkitektura e kompjutereve dhe Sist.operative.
  2. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Menaxhimi i sistemeve Linux , Menaxhimi i sistemeve windows.
  3. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Gjuhe angleze 2, Gjuhe angleze 4.
  4. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: 3D-Modelimi dhe Animacioni , Interaksioni njeri-kompjuter , Strukturat e dizajnit.
  5. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Programi i aplikacioneve për server , Verfikimi dhe miratimi softuerik.
  6. Mësimdhënës dhe asistentë për lëndët: Menaxhimi i Kualitetit në TI , Menaxhimi i Sherbimeve të TI-ve.
  7. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Struktura organizative e kompanisë, Ndermarresia.
  8. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Menaxhimi i sigurise në internet, Konceptet e telekomunikimit mobil, Konceptet e  intergimit të sistemeve të rrjetave të sofistikuara
  9. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët: Matematikë 2, Autentifikimi dhe Kriptografia , Bazat e statistikes.
  10. Mësimdhënës dhe asistent për lëndët:  Dokumentimi dhe Hulumtimi , Kontrolla.

IV. FAKULTETI I EDUKIMIT

V.I. Në programet e gjuhës shqipe:

1. Mësimdhënës të gjuhës angleze,

2. Mësimdhënës për lëndët pedagogjike,

3. Mësimdhënës për TIK në edukim,

4. Mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji,

5. Mësimdhënës për lëndën: Bazat e arsimit muzikor me metodologji,

6. Mësimdhënës për lëndën: Edukim fizik me metodologji,

7. Asistent për grup lëndësh në Programin Fillor dhe Parafillor.

V.II. Në programet e gjuhës turke:

1. Mësimdhënës për lëndët gjuhe turke,

2. Mësimdhënës për lëndët letërsi turke,

3. Mësimdhënës të gjuhës angleze,

4. Mësimdhënës për lëndët pedagogjike,

5. Mësimdhënës për TIK në edukim,

6. Mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji,

7. Mësimdhënës për lëndën Bazat e arsimit muzikor me metodologji,

8. Mësimdhënës për lëndën: Edukim fizik me metodologji.

V.III.  Në programet e gjuhës boshnjake:

1. Bosanski jezik i književnost,

2. Matematika,

3. Pedagogija,

4. Informacione tehnologije u obrazovanju,

5. Prirodne nauke – hemija,

6. Društvene nauke – historija, prava djeteta,

7. Engleski jezik,

8. Muzička kultura,

9. Likovna kultura,

10. Fizičko vaspitanje.

V. FAKULTETI JURIDIK

  1. Mësimdhënës dhe Asistent për lëndët:  E drejta kushtetuese II; Teoria dhe praktika parlamentare; E drejta romake; E drejta administrative;  E drejta e planifikimit hapësinor; E drejta e falimentimit
  2. Mësimdhënës për lëndët:  E drejta familjare dhe trashëgimore; E drejta civile procedurale I; Arbitrazhi dhe Teknikat për zgjedhjen e kontesteve;
  3. Mësimdhënës për lëndët:  E drejta penale I; E drejta penale procedurale; Kriminalist
  4. Mësimdhënës dhe Asistent  për  lëndët:  Mbrojtja ndërkombëtare të drejtave të njeriut; E drejta ndërkombëtare humanitar, E drejta ndërkombëtare private, E drejta ndërkombëtare e punës, E drejta ndërkombëtare tregtare, Teoria e marrëdhënieve  ndërkombëtare
  5. Mësimdhënës për lëndët: Financat dhe e drejta financiare, Institucionet financiare ndërkombëtare
  6. Mësimdhënës për lëndët: Hyrje në ekonomi, Gjuha angleze II, Etika profesionale dhe ligjore, Metodologjia dhe shkrimi ligjor

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

i. Për vendin e punës mësimdhënës, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar doktoraturën në lëmin përkatëse.

ii. Për vendin e punës asistent, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar studimet Master në lëmin përkatëse dhe të mos ketë më shumë se 28 vjet.

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi (CV), kopjen e diplomës së kualifikimit përkatëse të kërkuar si në pikën 1 dhe 2, të noterizuar (vërtetuar), certifikatën e lindjes, certifikatën e shtetësisë, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në Fakultet tjera publike, duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë. Për vendin e punës asistent, kandidatet duhet të sjellin edhe certifikatën e notave për studimet Bachelor dhe Master.

Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për aplikantët.

Kandidatët që kanë doktoruar ose kanë përfunduar studimet Bachelor apo Master jashtë vendit duhet të   sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i.

Përparësi në pranim do kenë kandidatët më shtetësi kosovare.

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e shpalljes publike, respektivisht deri më datën 06.02.2015 në orën 16.00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në Zyrën e Protokollimit, në Rektoratin e UPZ-së, nr. 308. Kopja elektronike e dokumenteve duhet të dërgohet edhe në e-mail-in zyrtar të UPZ-së: [email protected].

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara – të panostrifikuara nga MASHT-i, nuk do të pranohen, - nuk do të merren në shqyrtim.

 

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren.com

 

Konkurs për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prizrenit, për angazhim në semestrin veror të vitit akademik 2014-2015

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/