Ftesë për pjesëmarrje!
09 Mars 2015
Ftesë për pjesëmarrje!
Data : 11 mars 2015(të mërkurën), në orën 11:00
Vendi: Universiteti I Prizrenit “ Ukshin Hoti” Amfiteatri i Madh
Tema:“Gruaja në profesionin ligjor”
Prezantuese: Kapitene Courtney Cohen, Juriste në Forcat Speciale Ushtarake të SHBA
Ambasada Amerikane, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës, organizojnë aktivitetin vetëdijësues me studentë me rastin e shënimit të muajit Mars, muaji që i dedikohet të arriturave dhe kontributit të gruas në ngjarjet kryesore historike dhe në shoqërinë bashkëkohore.
Kapitene Courtney Cohen, do ta ndajë përvojën e saj personale si juriste në ushtrinë amerikane dhe do të bëjë një gërshetim në mes të ngjarjeve kryesore historike dhe pozitës aktuale të gruas në shoqëri.
AGJENDA
11.00-11.05 Hapja Fjalë rasti nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj
11.05- 11.10 Fjale përshëndetëse
Znj. Michelle Lakomy, Këshilltare e lartë në Departamentin e drejtësisë , Ambasada Amerikane
11.10-11.15 Fjale përshëndetëse
Znj. Ervehe Gashi, Zëvendës Koordinatore, Forumi i Grave Prokurore dhe Gjyqtare, Dega e Prizrenit
11.15-12.00 Prezantim “ Çfarë do të thotë të jesh grua në profesionin ligjor”
Kapitene Courtney Cohen, Juriste e Batalionit, Forcat Speciale Ushtarake të SHBA
12.00-12.20 Pyetje dhe përgjigje
12.20-12.30 Mbyllja
