Rektori Vataj uron mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesi
07 Mars 2015
Rektori Vataj uron mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë mësimdhënësve të UPZ-së dhe në përgjithësi u uron 7 Marsin – Ditën e mësuesit.
Sakrifica e mësimdhënësve nëpër dekada ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe arsimin shqip në Kosovë dhe në trojet shqiptare. Mësimdhënësit kanë pasur rol të fuqishëm edhe në artikulimin e kërkesave për liri e pavarësi. Sivjet 7 Marsi, statusin e mësimdhënësve e gjen më të avancuar se kurrë më parë. Roli i tyre vazhdon të jetë i shenjtë në edukimin e breza për ndërtimin e shtetit modern të zhvilluar në aspektin social e ekonomik.
Urime 7 Marsi - Dita e mësimdhënësve!
Me respekt,
Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në UPZ
